PAN-i mban sekret emrin e kryeparlamentarit, serbët e synojnë atë

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 08:17 | Nga

Koalicioni që doli fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma vazhdon ta mbajë sekret emrin e kryeparlamentarit me arsyetimin se për momentin nuk e kanë prioritet.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është hapi i parë që duhet ndërmarrë para se të mandatohet i nominuari për kryeministër, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin në vitin 2014 ishte rrëzuar Isa Mustafa nga kreu i Kuvendit, propozimi i kandidatit për këtë post i takon partisë apo koalicionit fitues.

Synim për ta marrë këtë post kanë shprehur serbët duke u thirrur në shembullin e Maqedonisë.

PDK, AAK dhe Nisma vetëm pak orë para regjistrimit të tyre si koalicioni parazgjedhor zyrtarisht kishin thënë të jenë marrë vesh vetëm për postin e mandatarit të qeverisë, jo edhe të kryeparlamentarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme