Panairi tradicional “Blej Shqip” bashkon prodhuesit – ata nga Shqipëria të kënaqur me pritjen në Prishtinë

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 15:14 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Panairi tradicional me logon “Blej Shqip” ka mbledhur një numër të madh prodhuesish nga trevat shqiptare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Për nderë të Pavarësisë së Shqipërisë në panair u ekspozuan prodhime vendëse, ushqime tradicionale, veshmbathje tradicionale e shumë produkte të tjera.

Dallëndyshe Tabaku, nga qyteti i Krujës tha për Ekonomia Online se ndjehen të vlerësuar dhe se ky panair ka hapur dritare të shumta bashkëpunimi edhe me prodhues të tjerë.

“Në radhë të parë ju uroj të gjithë shqiptarëve urime dhe gëzuar festën e Pavarësisë. Ne këtu jemi të ftuar nga komuna e Prishtinës nën logon ‘Blej Shqip’, jemi artizanë të qytetit të Krujës dhe jemi të mbarë Shqipërisë që jemi të ftuar sot normal që jemi të vlerësuar sepse sa më shumë hapen dritaret, komunikojmë me artizanët e Prishtinës, të Malit të Zi, të Shkupit”, tha ajo.

Edhe një prodhuese nga Tirana tha se e vlerësojnë shumë këtë organizim. 

“Jemi nga Tirana, jemi që disa vit që vijmë këtu për festat e nëntorit, e vlerësojmë maksimalisht, festa ndihet çdo gjë mirë. Gëzuar festat dhe sa më shumë vite”, tha ajo.

Bardhe Laska, u shpreh se nga ky organizim kanë shitur pak, pasi siç tha ajo konsumatorëve po u dukur çmimet e shtrenjta, raporton EO.

“Organizimi është shumë i mirë shumë pak kemi shitur, ne jemi nga Shqipëria, ju duken shtrenjtë çmimet. Ju urojme edhe 100 vite të lumtura këtë Pavarësinë dhe të keni sa më shumë pasur e begati”, tha ajo për EO.

Qytetarët do të kenë mundësi që panairin ta vizitojnë edhe gjatë ditës së martë.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/ne-prishtine-shperndahen-500-plisa-per-diten-e-flamurit-nje-plis-mbi-2-metra-vendoset-ne-sheshin-skenderbeu/

Të ngjashme