Pandeli Majko zë vendin e Alqi Bllakos, KQZ i jep mandatin e deputetit

| 04 Pri 2022 | 16:39 | Nga

Pasi Alqi Bllako u largua për shkak të arrestimit të tij nga SPAK për korrupsion me Inceneratorët, Pandeli Majko ka marrë zyrtarisht mandatin e deputetit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së sotme ka bërë zyrtare marrjen e mandatit të Majkos, i cili futet si deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se Majko sot ka dorëzuar formularin e Vetëdeklarimit në KQZ. E menjëherë më pas KQZ e ka shqyrtuar dhe ka vendosur t’i japë mandatin.

Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, çka bëri që këtë një vit t’i mungojë Parlamentit.

Ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.

Të ngjashme