Pandemia e ka rritur varësinë ekonomike të Gjermanisë nga Kina

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, tha të mërkurën se pandemia e koronavirusit e ka rritur ndikimin e varësisë ekonomike të Gjermanisë nga Kina.

Ai shtoi se nevojitet një diskutim i hapur për mënyrën se si të pakësohet varësia e tepërt nga gjinganti në rritje i Azisë, shkruan Reuters.

“Ne kemi provuar dhe është dashur të provojmë se sa të varur jemi bërë nga Kina”, tha Spahn në një konferencë ekonomike të organizuar nga e përditshmja gjermane, “Süddeutsche Zeitung”, duke e theksuar rritjen e importimit të maskave dhe lëndën e parë mjekësore nga Kina.

“Vetëm kjo do t’ia vlente që të diskutohej në një samit të posaçëm ekonomik, pyetja se si ne të paktën mund të bëhemi pak më pak të varur nga Kina përsëri në vitet e njëzeta (të këtij shekulli)”, shtoi Spahn.

Ndryshe, Kina ka shënuar rritje rekorde ekonomike prej 18.3 për qind në çerekun e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në çerekun e parë të vitit 2020, ekonomia kineze ishte tkurrur për 6.8 për qind për shkak të masave të ashpra izoluese në kulmin e përhapjes së virusit në shtetin me popullsinë më të madhe në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme