Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim zgjatjen e mandatit të Grupit të eksperteve të pavarur për hartimin e skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënës duke përfshirë dhe vettingun, raporton Ekonomia Online.
Sipas ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi kjo kërkesë vjen si pasojë e rrethanave të pandemisë që e ka pamundësuar kryerjen e punëve në afatin e paraparë.
“Paraqes para jush për shqyrtim dhe aprovim propozim – Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për zgjatjen e mandatit të Grupit të eksperteve të pavarur të themeluar me Vendim të Qeverisë Nr.07/15 të datës 22.07.2020 për hartimin e skenarëve për çështje të reformës në sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënës duke përfshirë dhe Vettingun”.
“Kjo kërkesë vjen si pasojë e rrethanave të pandemisë globale, respektivisht pandemisë Covid-19 që e ka pamundësuar kryerjen e punëve në afatin e paraparë”.
“Një propozim të tillë për shtyrje të afatit e kemi pranuar edhe nga grupi punues, andaj qëllim të ofrimit të kohës së mjaftueshme grupit punues dhe partnerëve ndërkombëtar të përfshirë në këtë proces, është vlerësuar e nevojshme shtyrja e afatit deri me datën 15 dhjetor 2020, andaj ju ftoj për aprovimin e këtij propozimi”.