Virgina Dressler i kalon ditët në shtëpi duke u kujdesur për binjakët e saj 3-vjeçarë përderisa drejton një karrierë si bibliotekare digjitale. Puna gjatë pandemisë ka ndryshuar shumë gjëra për Virginia Dressler dhe burrin e saj, Brandon.
Dressler punon si shofer në Newbury, Ohio, kurse zonja Dressler i kalon ditët duke u kujdesur për binjakët e tyre 3-vjeçarë. Vetëm kur burri i saj të kthehet në shtëpi në ora gjashtë pasdite, ajo mund t’i kthehet punës së saj si bibliotekare e projekteve digjitale në Universitetin e Kent State, duke përfunduar ndërresën tetorëshe nga shtëpia deri në orën dy të mëngjesit.
Më vonë, Dressler mori pushim për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Por tani, me rihapjen e ekonomisë, perspektiva për t’u thirrur përsëri në kampus mbush zonjën Dresser me më shumë ankth. Qendrat e kujdesit ditor sapo kanë filluar të rihapen, me kufizime, kështu që kush do të kujdeset për fëmijët e tyre? “Të gjitha këto gjëra po rrotullohen në kokën time”, ka thënë ajo. “Ne po mundohemi të dalim me Planin A, Planin B dhe Planin C”, ka shtuar tutje Virginia.
Përderisa pandemia rrit punën dhe përgjegjësitë në shtëpi, gratë kanë qenë shumë të ngarkuara gjatë kësaj kohe, ka mundësi të humbasin një vend pune dhe të kujdesen për fëmijët e tyre në shtëpi. Për shumë nëna që punojnë, rihapja graduale nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre, por do t’i ndërlikojë ato, duke i detyruar ato të dalin në punë, përderisa rriten përgjegjësitë e tyre në shtëpi.
Ndikimi i përjetshëm
Ndikimi mund të zgjasë një jetë, duke zvogëluar potencialin e tyre të fituar dhe mundësitë e punës.
“Ne mund të kemi një gjeneratë të grave që janë lënduar”, ka thënë Betsey Stevenson, një profesor i ekonomisë dhe politikës publike në Universitetin e Miçiganit, për gratë shtatzëna dhe nënat që punojnë, fëmijët e të cilëve janë shumë të rinj për t’u menaxhuar vetë. “Ata mund të kalojnë një pjesë të kohës jashtë punës së tyre, ose karriera e tyre thjesht mund të ndalohet sa u përket promovimeve”.