Shumica e familjeve amerikane me fëmijë nën 18-vjeçar në të gjitha grupet racore dhe etnike po përballen me “probleme serioze financiare”, si rezultat i pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit, sipas një sondazhi të ri nga Harvard T.H., NPR dhe Fondacioni Robert Wood Johnson.
Sondazhi zbuloi se 61 për qind e familjeve në SHBA me fëmijë nën 18 vjet kanë vështirësi financiare për shkak të pandemisë. Sondazhi zbuloi gjithashtu se më shumë se gjysma e familjeve amerikane përjetuan shkurtime të pagave ose humbën punë për të njëjtën periudhë kohe, raporton CNN.
Sondazhi u krye nga 1 korriku deri më 3 gusht dhe përfshiu 3,454 të anketuar, 18 vjeç e lart, nga të cilët 1000 raportuan se kishin fëmijë nën 18 vjeç në shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se 44 për qind e familjeve me fëmijë raportuan që kanë shpenzuar të gjitha ose pjesën më të madhe të kursimeve të tyre gjatë pandemisë. Rreth 11 për qind thanë se nuk kishin asnjë kursim para shpërthimit.
Gjashtë në 10 familje me fëmijë raportuan se një i rritur në shtëpi kishte humbur një vend pune, një biznes apo është përballur me ulje të pagës nga fillimi i pandemisë, gjeti sondazhi, duke i dërguar në “probleme serioze financiare”.
Që nga fillimi i pandemisë, 59 për qind e familjeve me fëmijë kishin probleme me fëmijët e tyre dhe 36 për qind kishin probleme rreth rritjes së fëmijëve.
Ndryshe, sondazhi ka një diferencë gabimi prej plus ose minus gjashtë për qind.