Batefimbi Gomis ka përjetuar përsëri ndjenjat në fushën e lojës për skuadrën e tij Al-Hilal.
Sulmuesi i famshëm francez vuan nga një sëmundje që sjell rënien e presionit të gjakut dhe më pas humb vetëdijen.
Kjo gjë i ndodhi edhe në takimin mes Al Ahli dhe Al-Hlal (2-1), kur në minutën e 13-të, sulmuesi francez humbi ndjenjat.
Përderisa ishte duke u ekzekutuar një goditje nga këndi, Gomis ra në fushë për disa çaste duke sjell panik të madh tek futbollistët.
Gjithsesi stafet mjekësore të të dyja skuadrave intervenuan shpejtë dhe lojtari u ngrit për të vazhduar lojën.
Vlen të theksohet fakti se përkundër asaj që i ndodhi, Gomis vazhdoi ndeshjen dhe qëndroi në fushë për gjatë 90 minutave.
Kjo nuk është hera e parë që i ndodh lojtarit, pasi ngjarja e njëjtë i kishte ndodhur edhe më parë.
Gomis luajti te Swansea, Lyon dhe Galatasaray, por edhe në këto tri skuadra humbi ndjenjat në fushë si dhe në stërvitje me Kombëtaren e Francës.
Gjithsesi lojtari pas ndeshjes është lajmëruar në Twitter, ku ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe ka treguar se është mirë.
“Faleminderit për shumë mesazhe. Më shumë ishte frikë se sa ndonjë dëm”.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë që Al-Hilal të jetë kampion. Faleminderit përsëri, luani juaj që ju do shumë”, ka shkruar Gomis.