Lionel Messi është lojtari i lirë pa klub edhe zyrtarisht, pasi marrëveshja e tij me Barcelonën skadoi në mesnatën e 30 qershorit.
Jorge Messin, babai dhe agjenti i Leos, është në bisedime me drejtuesit e Barçës tash e një kohë të gjatë për gjetjen e një marrëveshjeje të re, por sipas mediave në Spanjë, gjetja e një marrëveshje të re është paksa e vështirë, për shkak të natyrës së kërkesave të Messit dhe gjendjes së pasigurt financiare të klubit.
Sido që të jetë, meqë tani për tani zyrtarisht Messi është pa klub, LaLiga e ka larguar atë nga skuadra e Barcelonës. Pra Messi nuk figuron askund në skuadrën e tanishme të Barçës në faqen zyrtare të LaLigës, pra tani për tani, Messi nuk është lojtar i Barcelonës.