Pano e jashtëligjshme në objektin e Lidhjes së Prizrenit

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 09:33 | Nga

Një pjesë e objektit kryesor të kompleksit të Lidhjes së Prizrenit është mbuluar me pano gjatë ditës së diel. Është vendosur nga shoqëria kulturore e artistike “Agimi” me rastin e aktivitetit “Fëmijët vallëzojnë”.

Për këtë ndërhyrje në ndërtesë, organizatorët nuk ishin të pajisur me leje nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky institucion kishte miratuar kërkesën e “Agimit” për shfrytëzim të oborrit të kompleksit. Pas shpërndarjes së fotografive të aktivitetit, kanë pasuar me panonë reklamuese

“Me këtë veprim janë bërë dy shkelje ligjore: ndërhyrja në monument dhe vendosja e reklamës në monument, duke e mbuluar pjesën më të madhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ka reaguar KTKQHP, sipas të cilës në këtë rast është shkelur Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme