Shqipe Pantina ka reaguar ndaj gjuhës që ka përdor shefi i stafit të kryeministrit , Luan Dalipi, ndaj mediave në Kosovë.
Pantina përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo sjellje e institucioneve ndaj medias do të shihet edhe në vjesht kur edhe do të publikohet raporti i Vendit, i cili dikur quhej Raporti i Progresit.
“Këtë sjelljen armiqësore te institucioneve ndaj medies dhe fjalës se lire, do e kuptoje secili me mire ne vjeshtë kur do te publikohet Raporti i Vendit ( dikur quhej Raporti i Progresit) i BE. E deri atëherë veç vazhdoni, ju po dini”, ka shkruar ajo.