Panucci drejt Kroacisë, pranë zyrtarizimit te Osijek

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Christian Panuccit nuk do të jetë në Greqi te Arisi i Selanikut siç u përfol fillimisht, por në Kroaci.

Mediat kroate bëjnë me dije se ish-trajneri i kombëtares shqiptare është shumë pranë stolit të Osijek dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet në drejtimin e kësaj skuadre. Panucci do të zëvendësojë Dino Skënder i cili u largua nga detyra pas startit të dobët që Osijek i bëri kampionatit.

Panucci do ta marrë skuadrën në vendin e 5-të me 13 pikë të grumbulluara pas 9 javësh, 6 më pak se kryesuesit e Hajduk Split. Kjo do të jetë eksperienca e tretë e ish-mbrojtësit të kombëtares italiane në stolin e një klubi pas atyre me Livornon dhe Ternanën në Serie B.

Të ngjashme