Panucci: Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhër

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci doli sot në një konferencë për media në prag të dy sfidave të nëntorit ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Tekniku u shpreh i kënaqur që Grezda dhe Kaçe kanë gjetur rrugën e rrjetës me ekipet përkatëse, ndërsa sqaroi se Loret Sadiku nuk ndihej në 100 për qind të formës, por vijon të jetë pjesë e planeve të kuqezinjve.

Pyetje-përgjigje 

Iu gëzon fakti që Grezda dhe Kaçe kanë gjetur rrjetat, teksa disa nga lojtarët e tjerë kanë bërë paraqitje pozitive?

Padyshim që jam i kënaqur. Të dy futbollistët kanë gjetur motivimin për dy ndeshjet e ardhshme. Grezda është më mirë tani se një muaj më parë. Jam i lumtur që tani do të vijnë në kombëtare me entuziazmin e golave.

Refuzimi i Lorent Sadikut?

Unë e kisha thirrur si pjesa e ekipit Kombëtar. Më ka dërguar mesazh dhe më ka shpjeguar që nuk ndihet në 100% e formës së tij. I kam thënë që nëse nuk ndihej në formë më mirë mos vinte. Do jetë në plane në të ardhmen. Në vend të Ramadanit të dëmtuar kam thirrur Kaçen.

Përballja ndaj Skocisë?

E merituam humbjen në ndeshjen e mirë. Nuk luajtëm mirë. Vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarde. Kanë qenë gabime fëmijërore. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhër. Duhet t’iu përsëris shumë herë të njëjtën gjë.

Rëndësia e ndeshjes me Skocinë?

Është shumë e rëndësishme për ne, për shkak të formulës së grupeve. Është shumë e rëndësishme që të shënojmë gol. Të vazhdojmë nivelin e lojës së nisëm me Izraelin. Kemi luajtur më mirë edhe se me fitoren ndaj Turqisë. Duhet të jemi më të egër dhe oportunistë në fushë. Nuk duhet t’i shpërdorojmë rastet që na krijohen.

Të ngjashme