Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka folur pas humbjes ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore.
Kosova ka mposhtur Shqipërinë me rezultat të thellë 3-0 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin Letzigrund të Cyrihut.
Pas ndeshjes ka folur trajneri italian Panucci, i cili ka thënë që përgjegjësia e humbjes shkon për të dhe kritikat gjithashtu.
Kosova e Challendes nuk di për humbje, dominon totalisht Shqipërinë e Panuccit në miqësore
“Sot të gjitha kritikat e botës janë shumë të drejta. Kemi luajtur me zemër, por kemi humbur”, ka thënë fillimisht Panucci për Supersport pas ndeshjes.
“Të gjitha kritikat duhet të shkojnë për mua”.
“Përgjegjësia është vetëm e imja për këtë humbje”.
Challandes: Jam i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave, ishin të uritur për fitore
“Mbi të gjitha duhet të jemi shumë të kujdesshëm mos të shkatërrojmë gjithçka”
“Kemi vuajtur më shumë se në ndeshjet ndaj Italisë dhe Spanjës”, përfundoi trajneri italian.