Papa emëron 13 kardinalë të rinj, përfshirë edhe kryepeshkopin e parë të racës së zezë në SHBA

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka emëruar të dielën 13 kardinalë të rinj, përfshirë kryepeshkopin Wilton Gregory në Washington, i cili u bë kryepeshkopi i parë i racës së zezë i cili e mori kapelën e kuqe.

Në një njoftim të befasishëm nga dritarja e studios së tij për besimtarët që qëndronin poshtë në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku tha se kishtarët do të ngriheshin në gradën e një kardinali në një ceremoni më 28 nëntor, shkruan AP, transmeton KOHA.

Françesku kërkoi lutje që kardinalët e rinj “të mund të më ndihmojnë në shërbesën time si peshkop i Romës për të mirën e të gjithë njerëzve të shenjtë besnikë të Zotit”.

Përzgjedhja e Gregory fitoi lavdërime nga mbrojtësit e LGBTQ në Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi Papa Françesku rrëmbeu titujt kryesorë për shprehjen e mbështetjes për bashkimet civile për çiftet homoseksuale.

Të ngjashme