Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Afganistan

| 15 Gus 2021 | 15:35 | Nga

Papa Françesku tha se ai ndan shqetësimin unanim për situatën në Afganistan, ndërsa luftëtarët talebanë pushtojnë vendin e shkatërruar nga lufta.

Ai foli pasi talebanët hynë në periferi të Kabulit, kryeqytetit afgan, dhe tha se po shpreson për një transferim paqësor të qytetit.

“Lutemi që zhurma e armëve të pushojë dhe zgjidhjet të gjenden në tryezën e bisedimeve” tha Papa nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit.

“Vetëm në këtë mënyrë, popullata e goditur e vendit – burra dhe gra, të moshuar dhe fëmijë – të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe dhe siguri, me respekt të plotë reciprok”.

Papa gjithashtu bëri lutjet e tij atyre që u prekën nga tërmeti i së shtunës në Haiti.

Të ngjashme