Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë: Lërini armët të heshtin

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Duke folur para një auditori në Sheshin e Shën Pjetrit, ai tha: “Lërini armët të heshtin. Zoti është me ata që kërkojnë paqen, jo me ata që përdorin dhunën.”

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për korridore humanitare për të ndihmuar refugjatët të largohen nga Ukraina, shkruan BBC.

Papa Françesku gjithashtu dënoi ata që “besojnë në logjikën djallëzore dhe perverse të armëve”

Të ngjashme