Vatikani ka konfirmuar se Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, ish Papa Benedict XVI janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni deklaroi se atyre u është dhënë doza e parë “si pjesë e programit të vaksinimit”, shkruan BBC.
Edhe më parë ishte raportuar se Papa Françesku, 84-vjeçar i cili pas një infeksioni që kishte pasur në rini kishte humbur gjysmën e mushkërive, ishte paraparë të ishte ndër të parët që do të vaksinohej kur të fillonte ky proces.