Papa Françesku u shpreh i shqetësuar pas lutjes tradicionale “Angelus” për zjarret që po shkatërrojnë pyjet e Amazonës, kjo mushkëri jetike për planetin tonë.
“Ne jemi të shqetësuar për zjarret e vazhdueshme që janë shtrirë në pyjet e Amazonës. Kjo mushkëri pyjore është jetike për planetin tonë”, theksoi papa Françesku, para një besimtarëve të mbledhur në sheshin Shën Pjetër.
“Papa amerikano-jugor, i cili do të organizojë në vjeshtë një konferencë botërore për Amazonën, u bëri thirrje 1,3 miliardë katolikëve të planetit, të luten që këto zjarre të shuhen sa më shpejt.
Imazhet tronditëse të zjarreve në pyjet e Amazonës kanë shkaktuar një emocion në mbarë botën. Pylli kryesor tropikal në botë është një pjesë thelbësore në luftën kundër ngrohjes klimatike dhe ekuilibrit natyror, por ai është më e i kërcënuar se kurrë nga një shpyllëzim intensiv.