Papa Françesku: Jam pranë popullit të dashur shqiptar, lutem për viktimat dhe familjet e tyre

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

“Dëshiroj të dërgoj një përshëndetje dhe lutjen time popullit të dashur shqiptar i cili ka vuajtur shumë këto ditë.” 

Me këto fjalë Papa Françeskou nis mendimin e tij për atë që po ndodh në Shqipëri.

Ai u shpreh se se Shqipëria ishte vendi I parë në Europë që kishte dashur të vizitonte.

“Jam pranë viktimave, lutem për ata që kanë humbur jetën, për të plagosurit dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë këtë popull që unë e dua shumë,” u shpreh Papa.

Sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Të ngjashme