Gjatë fjalës së tij, Papa Françesku përcolli një mesazh sa i takon situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Ai u lut që Zoti t’u japë forcë krerëve të shteteve, ligjvënësve dhe kryetarëve të bashkive, që të përballojnë gjendjen e rëndë me të cilën po përballen.
“Ne lutemi sot për pushtetarët, të cilët kanë përgjegjësi të kujdesen për popujt e tyre në këto momente krize. Krerët e shteteve, kryeministrat, ligjvënësit, kryetarët e bashkive, Zoti i ndihmoftë dhe t’u japë forcë sepse puna e tyre nuk është e lehtë. Kur ka dallime, ata e kuptojnë se në kohë krize duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve”, tha Papa Françesku.
Vatikani deri më tani i ka regjistruar 11 raste të koronavirusit, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në mënyrë fatale.