Greqia nuk duhet ta humb mundësinë për të zgjidhur kontestin shumëvjeçar për emrin. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimuli, gjatë një interviste për televizioni grek Skaj. Papadimulis vlerëson se me Qeverinë e Zaevit është hapur dritare e mundësisë për zgjidhje, kjo shansë nuk duhet humbur.
Ai nuk ka dashur të komentojë për parashikimet e takimit të ri mes ministrave të jashtëm të dyja vendeve, por ka thënë se deklarata e fundit e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, rreth këtij kontesti flet se ai po përgatit opinionin për një zgjidhje që do të ketë lëshime serioze, njofton Tv Shenja.
Dimitris Papadimulis, Nënkryetar i Parlamentit Evropian
“Nuk duhet ta humbim shansin për të zgjedhur këtë kontest. Tani me Qeverinë e Zaevit është hapur dritare e mundësive. Vështirësitë ekzistojnë, për këtë ky problem ka mbetur i pazgjidhur 25 vite dhe interesi i vendit gjithnjë po vështirësohet aq sa kohë kalon. Në interesin tonë nacional është që të gjejmë zgjidhje për këtë kontest. Deklaratat e mbrëmshme të Zaevit tregojnë se po e përgatit opinionin publik në vendin e tij për një zgjidhje që me siguri do të ketë lëshime serioze edhe nga pala e tyre. Në Bruksel pothuajse njëzëri i mbështesin iniciativat e Ciprasit dhe Zaevit për zgjidhje të problemit”.
Sa i përket qëndrimeve të ndryshme të partisë Grekët e Paveurur, pjesë e Qeverisë greke, ai ka thënë se qeveria aktuale greke ka program të votuar nga Kuvendi dhe të mbështetur nga Grekët e Pavarur.
Dimitris Papadimulis, Nënkryetar i Parlamentit Evropian
“Vlerësoj se edhe përkrah mospajtueshmërisë, Panos Kamenos nuk do të përmbys Qeverinë, sepse ajo është Qeveri e koalicionit të SIRIZA-s dhe Grekëve të Pavarur dhe është e themeluar në programin që ka fituar besimin e Kuvendit grek. Kujtoj se programi i Qeverisë flet për emër të përbërë, të pranueshëm për të gjithë dhe për përpjekje drejt zgjidhjes. Nëse marrëveshja është në këto korniza, atëherë do të miratohet nga shumica parlamentare e pastër dhe e qartë sepse do ta mbështesin edhe deputetët edhe partitë nga opozita”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias ka filluar sot turneun e tij ballkanik. Mediat greke shkruajnë se në kuadër të këtij turneu, Kocias do të vizitoj edhe Ohrin, ku do të takohet me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov. Por, një takim i tillë nuk është konfirmuar akoma nga MPJ-ja greke.