Norma e papunësisë në Eurozonës gjatë muajit nëntor 2018 ishte 7.9 për qind nga 8 për qind që ishte më muajin tetor 2018 dhe nga 8.7 për qind në muajin nëntor 2017 dhe kjo është norma më e ulët e regjistruar në Eurozonë që nga tetori 2008.
Papunësia e në vendet e Bashkimit Evropian në muajin nëntor 2018 ishte 6.7 për qind, krahasuar me muajin tetor 2018 dhe nëntor 2017 që ishte 7.3 për qind dhe kjo mbetet norma më e ulët e regjistruar në vendet e Bashkimit Evropian që nga muaji janar 2000.
Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, vlerësohet se 16.49 milionë burra dhe gra në vendet e Bashkimit Evropian, prej të cilëve 13.04 milionë në Eurozonë, ishin të papunë në gjatë muajit nëntor 2018. Krahasuar me tetor 2018, numri i personave të papunë është ulur me 107 mijë në vendet e Bashkimit Evropian dhe 90 mijë në Eurozonë. Krahasuar me nëntorin e 2017-së, papunësia ra me 1.49 milion në Bashkim Evropian dhe me 1.14 milion në Eurozonë.
Mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, normat më të ulëta të papunësisë në muajin nëntor 2018 janë regjistruar në Çeki me 1.9 për qind, Gjermani me 3.3 për qind dhe Holanda me 3.5 për qind. Normat më të larta të papunësisë janë vërejtur në Greqi me 18.6 për qind dhe Spanjë me 14.7 për qind.
Krahasuar me një vit më parë, shkalla e papunësisë ra në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përveç Estonisë ku ajo mbeti e qëndrueshme. Zvogëlimi më i madh u regjistrua në Kroaci nga 10 për qind në 7.8 për qind, Greqi nga 20.8 për qind në 18.6 për qind midis shtatorit 2017 dhe shtatorit 2018 dhe Spanja nga 16.5 për qind në 14.7 për qind.