Papunësia në Gjermani në nivelin rekord të ulët

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 16:10 | Nga

Shkalla e papunësisë në Gjermani gjatë qershorit ka mbetur në nivelin më të ulët që prej bashkimit të vendit në vitin 1990, sipas të dhënave zyrtare, shkruan albinfo.ch.

Rreth 5.7 për qind e popullsisë ishte e papunë në qershor, sipas statistikave gjermane njoftoi AFP.

“Punësimi dhe kërkesa për punëtorë të rinj përsëri u rrit ndjeshëm,” tha një deklaratë nga drejtori i Agjencisë Federale të Punësimit (BA), Detlef Shile.

“Papunësia duhet të vazhdojë të bjerë të paktën deri në vjeshtë.”, tha ekonomisti kryesor në bankën e investimeve KfW, Joerg Kojner.

Ai vuri në dukje problemin e mungesës së punëtorëve të aftë për punë, duke përfshirë infermierët, mjekët, punëtorët e ndërtimit dhe ekspertë të IT-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme