Paqartësi në AAK për pozicionin e Albena Reshitajt në parti

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 14:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Paqartësi janë krijuar brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbi pozicionin e anëtares së saj, Albena Reshitaj. Kjo e fundit ka folur në Kuvendin e Kosovës duke u shprehur kundër themelimit të komisionit hetimor për çështjen e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore. E, AAK-ja i ka reaguar.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka kërkuar Reshitajt që të deklarohet nëse është pjesë apo jo e Aleancës.

“Kuptova që Albena ka folur në emrin e saj personal megjithatë në Komisionin për arsim është në emër të grupit parlamentar të AAK-së për të prezantuar qëndrimet e AAK-së. Je pjesë e Aleancës. Atëherë zonja Reshitaj është mirë me u deklaru a je pjesë e AAK-së se nëse nuk është atëherë është e drejta e saj dhe duhet me i lëshu këto komisione dhe nuk ka të drejtë t’i mbajë më shumë. Aleanca e përkrah secilin komision hetimor pavarësisht prej kujt thirret sepse duhet sqaruar gjërat”, ka thënë Kadrijaj duke siguruar edhe një herë se AAK-ja e mbështet themelimin e komisionit.

Kurse, Reshitaj është përgjigjur se AAK-ja është dashur të mendojë më herët për të, pasi siç ka thënë, nuk është ftuar në takimet e mbledhjet e partisë.

Ajo ka shtuar se po vazhdon të mbetet në AAK për shkak të votave që ka marrë si pjesë e partisë, por se ka shtuar se nuk po trajtohet mirë nga partia.

“Unë fola në emër të nënkryetares së Komisionit për Arsim. GP i AAK është dashur me ju kujtu Albena më herët me e thirrë në takime nëpër mbledhje të ndryshme edhe të partisë por edhe të grupit parlamentar pastaj me ia dhënë të drejtën të flasë në emër të grupit parlamentar. Unë kam vendos të jem në këtë situatë deri tani vetëm për hir të besimit të qytetarëve që unë kam marrë në ombrellën e një partie politike. Më vjen shumë keq por qasja dhe mënyra se si më kanë trajtuar deri më tani është e ditur dhe të gjithë qytetarët janë duke e vërejtur këtë çështje. Dhe unë nuk mund të marrë përgjegjësitë të flasë në emër të një grupi parlamentar sepse siç e dini të gjithë edhe nga të gjitha grupet parlamentare vendimin për ta marrë fjalën në emër të grupit vendoset nga grupi parlamentar”, është shprehur Reshitaj.

Të ngjashme