Paqueta do të largohet nga Milani

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Lucas Paqueta gjatë këtij muaji do të largohet nga Milani, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen, ka raportuar gazeta italiane “Tuttosport”.

Mësohet se Milani tashmë ka nxjerrë në shitje Paquetan, për të cilin kërkon rreth 40 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore. 

Paqueta këtë edicion ka patur hapësirë të limituar, pasi deri më tani ka regjistruar vetëm 13 paraqitje në Serie A.

Braziliani 22-vjeçar, te Milani u pat transferuar në janar të këtij viti nga Flamengo për 39 milionë euro dëmshpërblim dhe ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2023.

Ai ka edhe 11 paraqitje me Brazilian.

Të ngjashme