Më 25 shkurt 1836, Samuel Colt regjistroi shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.
Parimi i funksionimit të pistoletës Colt nuk ishte i ri, por ai ishte më praktik se të gjithë revolverët e deri atëhershëm.
Ushtria dhe marina amerikane e përfshiu revolverin Colt në arsenalin e armëve të saj standarde, çka ndikoi që kjo armë të përdorej edhe nga njësitë e tjera të ushtrisë.
Uzina e armëve Colt në Paterson të shtetit New Jersey prodhoi mijëra pistoleta të tilla deri në vitin 1841, kur doli varianti i dytë Walker Colt, pistoletë më e madhe me fishekë të kalibrit 0 presje 45 milimetra.
Pistoleta e re Walter Colt me peshë rreth 1 kilogram dhe grykën e gjatë 23 centimetra, thuhej se i ngjante një topi artilerie.