Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ajo ka deklaruar se ka një banesë të papërfunduar me garazhë, me sipërfaqe rreth 95 metra katrorë, vlera e të cilës është 42 mijë e 500 euro.
Presidentja e vendit ka deklaruar se ka 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë e 774 dollarë para të gatshme të mbajtura në bankën Raiffeisen.
Ajo ka deklaruar se vlera e shtëpisë në lagjen Marigona kap shifrën 87 mijë e 900 euro dhe është e në pronësi të përbashkët me bashkëshortin e saj, mirëpo te ‘Qëllimi i detyrimit’ shkruan se është ‘borxh’.
Sipas deklarimit në AKK, Osmani ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 6 mijë e 223 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2021-ës.
Bashkëshorti i saj, Prindoni merr pagë vjetore prej 37 mijë e 885 euro nga buxheti i Kosovës dhe 8 mijë e 500 euro nga qiratë.