Muzikali “Diana” do të transmetohet në “Netflix”, duke filluar nga viti i ardhshëm, para se ta ketë debutimin zyrtar në Broadway.
Ky është një veprim i pashembullt në industrinë e filmit dhe argëtimit, i cili është goditur rëndë nga pandemia e Coronavirusit.
Teatrot e Broadwayt vazhdojnë të jenë të mbyllura shkaku i pandemisë dhe mund të mos hapen gjatë këtij viti, kanë bërë të ditur ekspertët.
Kësisoj, muzikali që bazohet në historinë e jetës së princeshës Diana tani nuk do të shfaqet në Broadway deri të paktën më 25 maj të vitit të ardhshëm. Versioni filmik i muzikalit, me kastën e njëjtë të origjinalit të Broadwayt, do të bëhet transmetohet pa praninë e publikut në New York. Ndërkaq, “Netflix” nuk ka paraparë ndonjë datë për transmetimin e saj në këtë platformë.
“Ndonëse nuk ka titrime për transmetime në teatro, jemi të nderuar të jemi pjesë e argëtimit cilësor që ‘Netflix’ po ua mundëson parapaguesve të tij nga e gjithë bota”, kanë thënë producentët e muzikalit “Diana”, përmes një deklarate të përbashkët.
Produksioni, i cili fillimisht ishte paraparë të mbahej gjatë këtij mars, ishte në fazën përgatitore kur kinematë dhe teatrot u mbyllën në SHBA.
Kjo është hera e parë që një shfaqje e Broadwayit është vënë në transmetim të drejtpërdrejtë në ekranin e madh, para debutimit teatror të tij. Edhe të tjerat shfaqje janë transmetuar në ekran. Mirëpo, pasi ato janë shfaqur më herët para audiencës.
Shërbimi “The Disney+” e filloi transmetimin e versionit filmik të Hamiltonit, hitin e Broadwayit, në fillim të kësaj vere.
Kompanitë prodhuese të filmave kanë ngurruar t’i lëshojnë versionet filmike të shfaqjeve gjersa ato po shfaqeshin në teatër. Shqetësimi ishte se nëse publiku e sheh versionin filmik në shtëpi, mund të mos shfaqë interesim për ta ndjekur versionin live në teatro. Por, industria po ndryshon qasjen dhe po i përshtatë mbylljet e teatrove me mundësitë online.
Ekspertët kanë thënë se versioni filmik mund ta vendosë shfaqjen para syve të publikut dhe të fitojë shtrirje globale.
Industria e filmit po përballet me dilemën e njëjtë, me ç’rast shumë studio po zgjedhin t’i lansojnë filmat direkt në shërbimet transmetuese, në vend të kinemave.
“Disney” ka vendosur që ta bëjë këtë me për projektin filmik veror “Mulan”, i cili do të debutojë në platformën online “Disney+”, duke i anashkaluar kinematë amerikane.