Trajneri Sven – Goran Eriksson ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Erikssoni u nda nga jeta pas luftës me kancerin, më pak se një vit pasi kishte njoftuar se po vuante nga kanceri terminal.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Bo Gustavsson, ish-agjenti i tij te Lazio.
Suedezi që njohu suksese me Benfikën dhe Lazion, ishte njashtu trajneri i parë i huaj i kombëtares angleze.