Gjiganti i teknologjisë, Samsung, planifikon një fushatë të madhe të marketingut për fabletin e saj të ardhshëm Galaxy Note9. Kompania koreano-jugore do të reklamojë Note9 si një telefon perfekt për biznes dhe lojëra.
Sa i përket lojërave, Samsung ka hyrë në partneritet me studion Epic Games, më saktësisht me zhvilluesit e lojës më të famshme për momentin – Fortnite, transmeton koha.net. Me sa duket, e vetmja mënyrë për luajtur lojën në version Android do të jetë përmes blerjes së Samsung Galaxy Note9, së paku për katër muajt e parë.
Pas kësaj, Epic Games planifikon të shpërndajë lojën drejtpërdrejtë përmes uebfaqes së saj zyrtare, në mënyrë që të shmang zbritjet prej 30 për qind të Googlet. Natyrisht, kjo do të kërkojë nga përdoruesit e Androidit disa punë shtesë të cilat do t’iu lejojë atyre të instalojnë aplikacionet nga shërbimet e palëve të treta.