Para protestës së paralajmëruar, Rama thotë se është gati paketa kundër krizës së çmimeve

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Sot në Shqipëri është paralajmëruar që në orën 11:00 të zhvillohet protestë kombëtare.

Protestuesit pritet të mblidhen para kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve.

E pak para kësaj proteste, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është gati paketa kundër krizës së çmimeve.

“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme