Para Qeverisë, sindikatat e shëndetësisë do të protestojnë nga ora 12:00

Prishtinë | 05 Dhj 2024 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të mbajë sot e enjte, në ora 12:00, një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kërkesa kryesore e kësaj proteste është rritja e pagave për punonjësit e sektorit shëndetësor.

Organizatorët kanë theksuar se punonjësit e shëndetësisë ndodhen në kushte të vështira pune dhe me paga që nuk i përmbushin nevojat e tyre.

Të ngjashme