Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para se ta dekretonte Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të ri të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë të cilët i ka njoftuar me zhvillimet që po bëhen për krijimin e qeverisë së re, sipas tij në koordinim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Thaçi ka thënë se ka njoftuar ata me hapat e ndërmarrë për krijimin e qeverisë së re, dhe ka theksuar se çdo kush duhet të respektojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovë.
“Pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE’së për të diskutuar rreth situatës aktuale në Kosovë. I njoftova ata me hapat e ndërmarrë për krijimin e qeverisë së re në koordinim me ligjet dhe Kushtetutën dhe theksova se çdo kush duhet të respektojë rendin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.