Para se ta vriste veten, marinsi amerikan vrau dy punëtorë e plagosi një tjetër

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Një pjesëtar i marinës amerikane qëlloi për vdekje dy punëtorë para se të vriste veten në bazën ushtarake në Hawaii.

Zyrtarët thonë se ushtari, gjithashtu, plagosi një punëtor të tretë para se të vriste veten, raporton KTV.

Të tri viktimat ishin punonjës të departamentit të mbrojtjes civile dhe i mbijetuari i vetëm është në gjendje të qëndrueshme, thanë zyrtarët.

Ndërsa, nëndetësja aktualisht po i nënshtrohet një mirëmbajtjeje në bazë, raportojnë mediat amerikane.

Të shtënat shkaktuan një bllokim në bazën ushtarake, e cila është bazë e personelit të marinës dhe forcave ajrore amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme