Liverpool kanë dështuar që të fitojnë në 3 ndeshjet e tyre të fundit në Premierligë, duke arritur që të barazojnë 2 ndeshje dhe të humbasin ndaj Southampton.
Njëri prej probleme kryesore është se The Reds janë duke patur probleme të shumta me lëndime, sidomos në mungesën e lojtarëve me përvojë në mbrojtje.
Megjithatë, lajme të mira vijnë për Jurgen Klopp pasi që Joel Matip raportohet se do të jetë i gatshëm për sfidën kryesore të tyre ndaj Manchester United, transmeton lajmi.net.
Dyshja Jordan Henderson dhe Fabinho ndaj Southampton nuk rezultoi të jetë e suksesshme, mirëpo me rikthimin e Matip, anglezi mund të luajë në mesfushë.
Manchester United dhe Liverpool kanë pikë të barabarta (33), dhe sfida e tyre më 17 janar mund të vendosë shumë për fatin e titullit./Lajmi.net/