Para takimit Hoti-Vuçiq në Uashington, flamuri i Kosovës vendoset te Liqeni i Ujmanit

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e takimit Kosovë-Serbi në Uashington, disa të rinj kanë vendosur flamurin e Kosovës te Liqeni i Ujmanit.

Organizatorët thanë se kanë vepruar kështu, për të dërguar mesazh se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Ne përmes këtij aktiviteti simbolik i informojmë përfaqësuesit tanë me legjitimitetit te diskutueshëm të cilët po marrin pjesë në Dialogun që po zhvillohet në ShBA-së”, kanë thënë organizatorët e aktivitetit.

Në takimin e sotëm Kosovë-Serbi është raportuar se liderët e dyja vendeve mund të diskutojnë edhe për Liqenin e Ujamnit e Trepçën.

Image may contain: 1 person, sky and outdoor


Të ngjashme