Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një të dyshuari për dhunë në familje.
Ai dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur për flokë dhe duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku me këtë veprim i pandehuri i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës për të cilat posedon raport mjekësor të datës 11.06.2021, të lëshuar nga Qendra Emergjente në Ferizaj.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur për flokë dhe duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku me këtë veprim i pandehuri i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës për të cilat posedon raport mjekësor të datës 11.06.2021, të lëshuar nga Qendra Emergjente në Ferizaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.