Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit P. T.
Kjo pasi ekziston dyshimi bazuar me datë 13 gusht 2019, në ora 00:30 minuta në lagjen “Lagjja e Dëshmorëve”, gjatë kontrollit të policisë tek i pandehuri në veturën e tipit “Alfa Romeo” janë gjetur substancë narkotike në qese, në sasi prej 163 gramë, 9.5 gramë dhe 7.5 gramë substancë Amfetatine, një peshore elektronike dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike.
“Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke pasur parasysh që i pandehuri në fjalë ka një të kaluar kriminale”, thotë Themelorja e Gjilanit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.