Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka ndaluar dy persona të dyshuar me inicialet R.T., dhe A.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, më 24 gusht, në Ferizaj, me qëllim të hakmarrjes, kanë ndaluar në rrugë të dëmtuarin R.K., dhe e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me ç’rast në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.