I kuptoj shumë intelektualë që rreshtohen në një parti politike. Veç nuk mundem me i kuptu qysh kanë logjikë me thanë që për 20 vite HAJNAT e shkatërruan Shtetin e Kosovës, kur Kosova realisht është Shtet veç që 12 vjet.
Për ta thënë këtë fjali, ata së pari duhet ta pranojnë që HAJNAT ia arritën me ia sjellë PAVARËSINË Kosovës, ia arritën fuqitë më të mëdha të botës t’i bëjnë për vete që ta njohin atë PAVARËSI.
Ia arritën pra këta HAJNAT që të ndërtojnë INSTITUCIONE demokratike ku zgjedhjet e lira e përcaktojnë se kush do e bën QEVERINË e vendit. Duhet poashtu ta pranojnë që HAJNAT qenkan shkatërruesit më të mëdhenj, por votat nuk po ditkan me i vjedhë.
E kur t’i thonë të gjitha këto, do të pajtohesha me rreshtimin e tyre në cilëndo parti.
Veç PARADOKSI më i madh i krejt kësaj telenovele politike është që në fund të telenovelës, të gjithë shikuesit çuditën me fundin banal të mbylljes së ngjarjes;
Dalin protagonistët ANTI-HAJNA dhe e mbrojnë Shtetin e bërë nga HAJNAT, prej po të njëjtëve HAJNA, dhe po atë SHTET që nuk besonin që HAJNAT kanë për ta bërë ndonjëherë.
Politika tek NE ka pak të bëjë me politikë.