Institucioni financiar IBAS që nga viti 2019 ka sjellë në Kosovë teknologjinë më të mirë dhe me çmime të favorshme duke mundësuar emetimin e parës elektronike, shërbimet e pagesave institucionale, dhe shërbime të pagesave elektronike nëpërmjet POS me QR code, ku aktualisht kemi rreth 2,000 partner, si dhe kredi për pagesa.
Drejtori i IBAS, Muhamet Hajdari në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se meqë shërbimet ofrohen nga distanca klientët kursejnë para dhe kohë njëkohësisht.
Sipas tij, përmes bonuseve, çdo transaksion në IBAS u kushton lirë konsumatorëve.
Ai shtoi se të gjitha shërbimet nga IBAS ofrohen sipas sistemit online, duke e bërë më të lehtë për qytetarët të cilët në pak sekonda mund të kryejnë punët e tyre.
“IBAS tash e 3 vjet pothuajse është institucion financiar jo bankar, i licencuar nga Banka Qendrore dhe njihemi si emetues të parasë elektronike për shkak se shërbimet që ne i ofrojmë në kuadër të platformës tone, janë shërbime digjitale dhe online. Klientët tanë nëpërmjet platformës tonë që i kemi edhe telefonat e mençur i përdorin shërbimet tona, kryesisht shërbimet si emetimi i parasë elektronike, pastaj është sistemi i pagesave të taksave dhe tatimeve ose pagesave që ndërlidhen me shtetin si dhe ofrimin e shërbimeve të pagesave në POS, nëpërmjet QR code, aktualisht i kemi rreth 2 mijë partnere, e rreth 25 mijë klientë”.
Sipas tij, pandemia ka shpërfaq nevojën për shërbime digjitale, njëra ndër to është IBAS, e cila ka sjellë shërbime inovative në Kosovë, e krijuar dhe zhvilluar nga ekspertë vendor. Në botën moderne njihet si FINTECH
“Natyrisht që pandemia ka shpërfaq nevojën për të pasur shërbime innovative. IBAS në këtë kohë ka sjellë invacionin në Kosovë. IBAS është institucion tërësisht kapital vendor dhe është i krijuar nga ekspert tanë të teknologjisë që kanë bërë ndërlidhjen më të mirë që njihet në botën e sotme, si FINTEC (Financial Technology). FINTECH nëpër botë ka bërë ecurinë e vet duke sjellë një transformim të sistemit financiar, por edhe në Kosovë po e sjellim këtë transformim financiar në përgjithësi”.
Hajdari tha se si emetues të parasë elektronike, ofrojnë kredi që janë të dedikuara për pagesa dhe zgjidhje të reja inovative në mënyrë që klienti ta ketë më të lehtë qasjen online.
“Ne si emetues të parasë elektronike e gëzojmë licencën që të ofrojmë kredi të cilat janë të dedikuara për pagesa dhe vazhdimësia e punës është se kemi ardhur në një fazë ku jemi duke ofruar zgjidhje të reja inovative dhe të cilat do të ndërlidhen me produkte financiare bankare që qëllimi kryesor është ta kemi klientin në qendër ku ofrojmë shërbime inovative të cilat ia lehtësojnë punën klientit dhe ndikojnë në kostot e drejtpërdrejta të qytetarëve tanë”.
Ai shtoi se e gjithë platforma është online e që është përparësi e qytetarëve sepse mund ta shfrytëzojnë IBAS si shërbim kryesor digjital edhe nga shtëpia pa qenë të pranishëm fizikisht.
“E gjithë platforma funksionon në mënyrë digjitale. Gjithçka është funksionale elektronike. Përparësitë që i gëzojnë qytetarët tanë është, si vend kemi një shtrirje dhe mbulueshmëri jashtëzakonisht të mirë me internet, dhe shume më mirë se vendet e rajonit, pastaj përdorimi telefonave të mençur është i lartë. E krejt kjo e bënë më të lehtë që qytetarët ta shfrytëzojnë IBAS si shërbim kryesor digjital për ofrimin e shërbimeve dhe e rëndësishme është që çdo qytetar përshtatet në platformën tonë pastaj ajo ndikon në kursimin e kohës sepse mund të kryeni të gjitha shërbimet pa pas nevojë të vizitoni zyrat tona, nga shtëpia apo kudo që gjendeni”.
“Mund të kesh llogari në IBAS që është tërësisht pa pagesë. Ne zakonisht e promovojmë platformën nëpërmjet APP, e cila përkrahet nga dy sisteme të telefonive IOS dhe PlayStore dhe që qytetarët mund ta shkarkojnë aplikacionin prej vendit ku ndodhen, ta hapin llogarinë dhe e bëjmë mënyrën e verifikimit të llogarive e cila bëhet funksionale pa qenë fizikisht klienti”.
IBAS ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shoqëri, sepse ka një impakt të drejtpërdrejtë në ekosistemin tonë, e po ashtu nëpërmjet rritjes së përdorimit të parasë elektronike, ndikojmë në uljen e ekonomisë informale.