Paraja motivuesi më i mirë për të lënë duhanin

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 13:35 | Nga

Paraja është mbret, edhe kur vjen fjala për të motivuar punonjësit të lënë cigaren.

Sipas një studimi të ri, mënyra më e mirë për të lënë cigaren është duke ju ofruar konsumatorëve para.

Studimi i publikuar nga Revista e Mjekësisë The New England, anketoi 6,006 duhanpirës në 54 kompani Amerikane.

Nga këta, 1.191 u klasifikuan si “të gatshëm për të hequr dorë” dhe më pas atyre ju ofruan mjete të ndryshme për t’i ndihmuar.

Njëri grup u pajis me literaturë për benefitet e lënies së duhanit (më pak se 1% hoqën dorë brenda 6 muajve). Një tjetër grup mori falas, çamçakëz, ngjitëse dhe pilula kundër konsumit të duhanit (2.9% e tyre hoqën dorë). Grupi i tretë mori falas një cigare elektrike (4.8% e tyre ndaluan pirjen e duhanit).

Dy grupe të tjera morën një bonus: Para.

Njëri grup mori dhe mjetet për të ndihmuar në lënien e duhanit dhe një shpërblim monetar: 100$ pas muajit të parë, një bonus me 200$ pas tre muajve dhe 300$ të tjera në muajin e gjashtë. Në fund 9.5% e tyre e lanë cigaren.

Grupit tjetër iu dha çdo produkt i pirjes së duhanit që ata donin dhe u kërcënuan që 600 dollarë në llogarinë e tyre do të merreshin nëse ata do të pinin sërish duhan. 12.7% e tyre hoqën dorë në kufirin e gjashtë muajve.

Gjysma e atyre që arritën kufirin gjashtëmujor vazhduan të përmbahen nga pirja e duhanit për një vit.

Njerëzit janë shumë më të motivuar për të shmangur humbjen e 100 dollarëve sesa për të fituar 100 dollarë, edhe pse, ekonomikisht, ato janë anët e kundërta të së njëjtës monedhë.

Përsa i përket cigareve elektronike, nuk ka asnjë studim që tregon se ato janë efektive në lënien e duhanit.

Ky studim, vjen në momentin kur ndihma e cigareve elektronike për lënien e cigares është një temë që ka shumë debat. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thonë se cigaret E janë më pak të dëmshme sesa cigaret tradicionale, por ka një paralajmërim se ato janë të rrezikshme pasi përmbajnë “agjentë kancerogjen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme