Paralajmërimet për cunami janë lëshuar në disa vende, përfshirë Tongën, Fixhin dhe Zelandën e Re, pas një shpërthimi gjigant të një vullkani nënujor.
Pamjet e mediave sociale nga Tonga treguan dallgët që përpinë një kishë dhe disa shtëpi. Dëshmitarët thanë se hiri po bie mbi kryeqytetin, Nuku’alofa.
Banorëve atje u është kërkuar që të lëvizin në zona më të larta, shkruan BBC.
Ky është i fundit në një seri shpërthimesh të vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai.
Shpërthimi tetëminutësh ishte aq i dhunshëm sa mund të dëgjohej si “tinguj bubullimash të forta” në Fixhi, më shumë se 800 km larg, thanë zyrtarët në kryeqytetin Suva.
Shtyllat e gazit, tymit dhe hirit që derdheshin nga vullkani arritën 20 km në qiell, thanë Shërbimet Gjeologjike të Tonga.