Paralajmërim tronditës nga TV i kontrolluar nga Vuçiq, studentët protestues në Serbi mund të gjuhen me snajper

Beograd 04.06.2025. Šetnja studenata i građana od Pravnog fakulteta do zgrade Predsedništva. Protest zbog napada na studente. Studentski protest, studenti, građani, gradjani Foto: Goran Srdanov/Nova.rs
Prishtinë | 23 Qer 2025 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Një deklaratë tronditëse është bërë në televizionin pro-qeveritar “Pink”, ku analisti Mladen Nikoliq pretendoi se snajperistë nga Ukraina dhe Gjeorgjia kanë hyrë në Serbi dhe do të qëllojnë mbi studentët dhe qytetarët që do të protestojnë në ditën e Vidovdanit, më 28 qershor.

Ky paralajmërim, i cilësuar nga shumë si përhapje paniku me prapavijë politike, është publikuar në një medium me ndikim të madh dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga pushteti i Aleksandar Vuçiqit.

Megjithatë, prokuroria dhe policia serbe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim apo hetim për të verifikuar vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

Ndërkohë që këto deklarata të rënda kanë tronditur opinionin publik ne Serbi dhe kane ngjalle frike tek studentet protestues.

Portali “Nova”, që tentoi të ndjekë gjurmët e këtij paralajmërimi, nuk arriti të sigurojë konfirmime, ndërsa institucionet ia kalonin përgjegjësinë njëra-tjetrës. Edhe pse paralajmërimi për snajperistë të huaj ka shkaktuar frikë të madhe në publik, nuk dihet nëse analisti Nikoliq është marrë në pyetje apo është hetuar për nxitje paniku dhe destabiliteti.

“Ai nuk është ndjekur nga asnjë reagim zyrtar – as nga Prokuroria dhe as nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilat nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me ndonjë arrestim apo hetim të mundshëm për hyrje të armëve apo individëve të armatosur në territorin e Serbisë”, raporton mediumi serb.

Kjo ka nxitur organizatën “Kreni-Promeni” dhe grupe të tjera qytetare që të paraqesin kallëzim penal për nxitje paniku dhe rrezikim të sigurisë publike.

Kritikët vlerësojnë se ky incident tregon një standard të dyfishtë nga ana e institucioneve: ndërsa për qytetarët kritikë ndaj regjimit ndiqen penalisht edhe për postime në rrjete sociale, deklaratat që vijnë nga zëdhënësit e pushtetit shpesh mbeten pa ndëshkim, pavarësisht rrezikut real që përfaqësojnë për rendin dhe sigurinë publike.

Ky paralajmërim për dhunë të mundshme ndaj protestuesve studentorë për Vidovdan shihet si përpjekje për të frikësuar qytetarët dhe për të kriminalizuar protestën, vlerwsohet se vijnë në një kohë kur tensionet politike në Serbi janë në rritje.

Të ngjashme