Analisti Dukagjin Gorani, në një prononcim për Periskopin, ka vlerësuar fushatën e Daut Haradinajt për Prishtinën.
“Nëse është për t’u vlerësuar fushata, aktiviteti në terren dhe mesazhet qytetarëve, mendoj se Daut Haradinaj dhe AAK mund të befasojë me rangim në zgjedhjet lokale për Prishtinë. Duket se z. Haradinaj e ka kuptuar drejt kërkesën kryesore të qytetarëve, për një kryetar komune që dëfton vendosmëri dhe që nuk i druan vendimmarrjes”, thotë Gorani.
Ai thotë se z.Haradinaj, po bën fushatë të ‘efektshme’ si dhe flet për ‘vendosmërinë dhe përkushtimin’ që po tregon z.Haradinaj në fushatën për zgjedhjet lokale të tetorit.
“Mesazhet e tij për prioritetet e angazhimit “Mesazhet e tij për prioritetet e angazhimit janë të mirë-strukturuara: çështjet kritike po i radhitë sipas lagjeve dhe vendbanimeve, në konsulta me banorët. Mbase, AAK nuk konsiderohet favorit në rajonin e Prishtinës, mirëpo përkushtimi i z. Haradinaj në fushatë lokale është për çdo lavdatë, duke potencuar efektshmërinë dhe vendosmërinë”, ka thënë ai.