Ekspertët e Deutsche Bank analizuan rreziqet me të cilat mund të përballet Toka gjatë 10 viteve të ardhshme dhe paralajmërojnë se duhet të jemi gati për Luftën e 3 Botërore, një mega vullkan, një shpërthim diellor të madh apo një pandemi edhe më të egër se Covid-19.
Vitet e kaluara në lajme kemi parë disa nga titujt më dramatikë me katastrofa të shkaktuara nga njeriu dhe katastrofa natyrore.
Në 10 vitet e ardhshme, thonë analistët e Deutsche Bank, mund të presim ose një pandemi të madhe të gripit me një numër vdekjesh që tejkalon dy milion, një shpërthim vullkanik katastrofik global, një shpërthim të madh diellor ose një luftë botërore.
Kërcënimi i një konflikti të mundshëm midis Kinës dhe SH.B.A.-ve është serioz. Po ashtu në krizë është situata midis dy Koreve ose mund të ndodhë një përballje bërthamore midis Indisë dhe Pakistanit.
Por edhe sikur njerëzit të kontrollonin veten dhe mos të shkaktonin dëme, dëmin mund ta bënte natyra.
Shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajökull në 2010 dha një shije të vogël të dëmit ekonomik që mund të shkaktojë një ngjarje vullkanike.
Rreth 20 vende mbyllën trafikun ajror duke dëmtuar afërsisht 10 milion udhëtarë. Reja e hirit ndërpreu bujqësinë në të gjithë rajonin, dhe mbuloi pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar dhe pjesë të mëdha të Skandinavisë.
Ka dhjetëra vullkane të tjera në të gjithë botën që mund të kenë një efekt shkatërrues në klimën botërore.
Yellowstone është ndoshta më i famshmi nga vullkanet e mëdhenj në botë. Pak më shumë se dy milion vjet më parë shpërtheu, duke prodhuar rreth 588 milje kub pluhur dhe hi.
Ka shpërthyer disa herë ndër vite dhe ka të ngjarë të ndodhë sërish në çfarëdo momenti.
Në Shtator 1859, një fenomen i njohur si The Carrington Event shkaktoi dëme masive në rrjetin e telegrafit në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Disa operatorë morën tronditje elektrike dhe të tjerë raportuan se mund të përdorin pajisjet e tyre edhe pa bateritë e bashkangjitura.
Dritat Veriore ishin mjaft të ndritshme sa që njerëzit nëpër verilindje të SHBA mund të lexonin gazeta nën dritën e tyre. Kjo ngjarje nëse përsëritet mund të dëmtojë rëndë rrjetin e telekomunikacionit duke ndërprerë internetin dhe telefonat për muaj me radhë në mos për vite duke shkaktuar kështu një dëm të paimagjinueshëm për njerëzimin.