“Paralajmërimi” i Hotit për Qeverinë Kurti: Fundin e keni afër

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar me kritikat e tij ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas Hotit, kjo qeveri fundin e ka afër, duke shtuar se “me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike”, raporton Express.

“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër. Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme