Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së, ia kanë bërë me dije presidentes Vjosa Osmani, që të mos e dekretojë projektligjin për pagën minimale pa përfshirjen edhe të kësaj kategorie. Nga OVL-UÇK thonë se do ta bllokojnë çdo seancë që thirret nga kryesia, derisa të merren parasysh kërkesat e tyre. E, në presidencë kanë thënë për Kanal10 se ende nuk u ka shkuar projektligji, por do ta analizojnë sikurse gjithë tjerët.
Projektligji për pagën minimale, i miratuar të enjten, ku lihen jashtë rritjes së pensionit, veteranët e luftës së UÇK-së, ende nuk i ka shkuar presidentes për dekretim.
Mirëpo, organizatat e veteranëve të luftës, po kërkojnë e para e shtetit që ta kthej projektligjin dhe të merren parasysh kërkesat e tyre.