Mashtrimi më i fundit në Shtetet e Bashkuara ka të bëjë me kartën e vaksinimit ndaj Covid-19.
Autoritetet po paralajmërojnë qytetarët e imunizuar që të mos e publikojnë në internet certifikatën e tyre. Në to ka informacione personale, si emri i plotë, datëlindja dhe ku është injektuar vaksina.
Mashtruesit nuk mjaftohen vetëm me këto të dhëna, por e përdorin atë si model për të krijuar certifikata false. Një metodë e njëjtë është raportuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet amerikane paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe përpara se një praktikë e tillë të nisë edhe në SHBA. Ata rekomandojnë që në internet të publikohen vetëm fotografi gjatë vaksinimit ose të krahut ku është bërë injektimi. /A2CNN